(FOTO: Sekretari i shettit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson)/
Senatori Mike Lee (Republikan, nga shteti Utah) dhe një grup Senatorësh i bënë thirrje sot Sekretarit të Shtetit Rex W. Tillerson të hetojë menjëherë se si fondet amerikane po përdoren nga DSH dhe USAID për mbështetjen e grupeve politikë të së majtës së qendrës dhe ndikojnë politika që anojnë nga e majta në vende sovrane, pavarësisht dëshirës së tyre për vetëvendosje.
Një grup i tillë është Open Society Foundation, përfitues i shumë granteve nga USAID dhe i krijuar nga George Soros. Senatori Lee dhe kolegët e tij besojnë se kjo sjellje është e papranueshme dhe duhet të ndalohet menjëherë.
Letra është nënshkruar edhe nga Senatorët Inhofe (Republikan, Oklahoma), Tillis (Republikan, North Carolina), Cruz (Republikan, Teksas), Perdue (Republikan, Georgia) dhe Cassidy (Republikan, Louisiana).
“Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të zgjedhur dhe liderë politikë të vendeve të huaja kanë ardhur tek unë me lajme dhe raporte zhgënjyese për veprimtarinë e SHBA në vendet e tyre. Aty përfshihen njoftime për diplomatë që bëjnë favore politike, për fonde të USAID-it që mbështesin aktivistë politikë ekstremistë e disa herë të dhunshëm dhe për qeverinë amerikane që punon për anashkalimin e të moderuarve dhe konservatorëve në rolet udhëheq[s ”, thotë Senatori Lee. “Ky lloj favorizmi politik nga misionet tona nëpër botë është i papranueshëm dhe vë në rrezik marrëdhëniet tona dypalëshe”.
Letra i bën thirrje Sekretarit Tillerson “… të investigojë të gjitha fondet për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtojë programet, llogaritë dhe numrin e organizatave amerikane të përfshira në aktivitete të tilla. Ne duhet … të shqyrtojmë se si përdoren paratë e taksave tona, në mënyrë të të ndalim aktivitete që nxisin trazira politike, mosrespektim të vendeve sovrane dhe shoqërisë civile dhe që minojnë përpjekjet tona për të ndërtuar marrëdhënie të vlefshme ndërkombëtare”.
Pasoja më e dëmshme e një kontributi kaq të madh të SHBA në një anë të vetme të spektrit politik jashtë vendit është ajo që ne përjashtojmë shumë qytetarë të huaj që tradicionalisht i kanë përkrahur marrëdhëniet e forta me SHBA. Përçarje të tilla u lejojnë hapësirë oportunistëve agresivë si Rusia për të operuar dhe shkaktuar dëme të mëtejshme.
Senatori Lee shpreson se Sekretary Tillerson do të veprojë me shpejtësi për këtë çështje dhe pret të bashkëpunojë me të në të ardhmen.
“Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxitin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.
Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.
Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend.”, shkruhet në letrën e senatorëve.
/Veritas.com.al/