Papa Benedikti XVI, i cili ndërroi jetë në moshën 95-vjecare, do të përcillet për në banesën e fundit këtë të enjte. Prej 3 ditësh janë mbajtur homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, dyert e së cilës u mbyllën mbrëmjen e së mërkurës.  Benedikti kishte kërkuar që funerali të ishte sa më i thjeshtë. Pavarësisht kësaj, disa aspekte do të jenë të ngjashme me atë të një pape në fuqi, duke përfshirë një varrim me tre arkivole.

Pas varrimit, trupi i Benediktit XVI do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit për një shërbim privat. Këtu do të vendoset brenda një arkivoli zinku përpara se të futet në një arkivol më të madh prej druri. Arkivoli me eshtrat e Papës emeritus doli nga Bazilika e Vatikanit dhe u prit me duartrokitje të gjata. Papa Françesku kremton funeralin, ku morën pjesë 50.000 njerëz.

“Ta besojmë vëllanë tonë në duart e Atit: këto duar të mëshirës e gjejnë llambën e tij të ndezur me vajin e Ungjillit, të cilin ai e derdhi dhe e dëshmoi gjatë jetës së tij”, shtoi Françesku.

“Duke u mbështetur në fjalët e fundit të Zotit dhe si dëshmitarë të gjithë jetës së tij, edhe ne, si komunitet kishtar, duam të ndjekim hapat e tij dhe t’ia dorëzojmë shpirtin e vëllait tonë në duart e Atit”.

Ai përfundoi duke thënë: “Ne të gjithë së bashku duam të themi, At në duart tuaja ta dorëzojmë shpirtin e tij. Benedikt, mik besnik i Krishtit, qoftë i plotë gëzimi yt teksa ti dëgjon zërin e tij, tani dhe përgjithmonë”.

Pas ceremonisë në sheshin e Shën Pjetrit, ka nisur shërbesa private në bazilikën e Vatikanit.

Benedikti më pas do të varroset në një varrezë të gjerë nëntokësore nën bazilikën, e njohur si Grottoes e Vatikanit, ku janë varret e disa papëve.

Ai nderroi jete naten e vitit te Ri, në moshën 95-vjeçare , pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Papa Benedikti XVI  drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen pas 6 shekujsh që nga Gregori XII në vitin 1415. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan’.

Pas ‘rëndimit të papritur për shkak të moshës’ në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve “një lutje të veçantë për Papa Benediktin”, i cili mbante titullin “Emeritus”, akorduar pas dorëheqjes.