Pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se ka folur për rreth 60 minuta me kancelaren Angela Merkel, ka reaguar edhe Ambasada Gjermane në Shqipëri.
Gjithashtu Seibert është shprehur se gjatë kësaj bisedë është folur për pandeminë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Postimi i Ambasadës Gjermane:
Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama
Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:
Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.
Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
VERITAS.COM.AL