60 minuta protestë e banorëve të Unazës së Re para Bashkisë së Tiranës duket se i ka dhënë fund grumbullimit përsëri para selisë së Bashkisë.
Protesta është shoqëruar me zemërim dhe tension; banorët kanë shtyrë policët bashkiakë për të hyrë me forcë në Bashki por më pas janë tërhequr sërish pas ndërhyrjes së policisë.
Banorët e Unazës së re- një lagje e krijuar pas viteve 2000, kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre që do të prishen nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.
Ata kanë dalë sot sërish në protestë në ditën e dhjetë ndërsa iu janë bashkuar edhe deputetët e grupit parlamentar të LSI së bashku me deputetët e PD.
Veritas.com.al/