Nga: CNN/

Autoritetet kanë interceptuar pajisje që ishin përgatitur për ish- presidentin Barack Obama dhe kandidaten për presidente 2016, Hillary Clinton.

Një pako e dyshimtë që përmbante një bombë- tub që ishte adresuar për Shtëpinë e Bardhë, u interceptua nga ‘Joint Base Bolling’ në Washington, DC, i tha CNN një nga institucionet e nivelit të ulët të zbatimit të ligjit ditën e  Mërkurë. Burimi shtoi se mjeti shpërthyes ishte i ngjashëm me disa të tjerë që i janë dërguar në shtëpi të Obama, Clinton dhe miliarderit George Soros.

Pajisja dukej se ishte primitive por funksionale, thanë zyrtarët. Pajisja e drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu përmbante predha.

Më herët, të Mërkurë në mëngjes, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara kishte interceptuar dy “pako të dyshimta”që i ishin adresuar Obamës dhe Hillary Clinton, në fillim të kësaj jave.

As Obama dhe as Clinton nuk i morën pakot dhe as ishin në rrezik që tí merrnin, tha Shërbimi Sekret. Ato u zbuluan gjatë një “procedure rutinë të hapjes së postës, teksa pajisjet shpërthyese ishin mes të tjerave”, tha agjencia në deklaratë.

“Ka një dyshim shumë të fortë” se dy pakot e adresuara për Obamën dhe Clinton kanë lidhje me pakon që iu dërgua edhe biznesmenit George Soros- tha një institucion i nivelit të ulët, shkruan CNN.

Veritas.com.al/