Portugalia ka shpallur tre ditë zi kombëtare për 61 viktimate zjarrit që ra sot në vend, i ciuli konsiderohet më fatkeqi deri më sot në vend.

katër fëmijë ndodhen mes viktimave, shumë nga viktimat u gjetën brenda makinave ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga rajoni qëndror i pyjeve në Pedrógão Grande.

Qindra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë kundër flakëve në disa fronte.

Kryeministri Antonio Costa e quajti “tragjedinë më të madhe që kemi parë në vitet e fundit në lidhje me zjarret në pyje”.

Ai tha se mendohet se zjarri është përhapur  nga goditja e rrufeve.

Veritas.com.al/