Hillary Clinton po shkon drejt ditës finale në një garë shumë të ngushtë me kandidatin Republikan, Donald Trump. E hëna që është dita e fundit erdhi me një moment të ri për Hillary, pasi FBI deklaroi se “nuk ka çështje kriminale” si rezultat i hetimeve mbi praktikën e emaileve.

Të dy, Clinton dhe Trump kaluan një ditë gare, thuajse të përbashkët, në shteet që konsiderohen si fushëbetej për të shkuar drejt Shtëpisë së Bardhë.

Drejtori i FBI, James Comey krijoji një stuhi në Kongres kur tha të Dielën se hetuesit kanë punuar “orë për orë, papushim” për të kompletuar hetimin. Por nuk u gjet arsye për ta ngarkuar zonjën Clinton me falësi “kriminale”, mbi përdorimin e serverit privat gjatë kohës kur ishte sekretare e shtetit të SHBA.

/Veritas.com.al/