Një zjarr në stacionin e policisë në qytetin e Valencias të shtetit Carabobo në Venezuelë ka lënë 68 të vdekur, sipas zyrtarëve të qeverisë.
Flakët e zjarrit raportohet se nisën pasi të burgosurit tentuan të dalin jashtë ditën e Mërkurë.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë të afërmit e të burgosurve që kishin rrethuar stacionin e policisë, kur shpërthyen lajmet mbi zjarrin.
Prokurori i shtetit Tarek Saab tha se një hetim mbi atë që ka ndodhur do të nisë menjëherë.
Veritas.com.al/