Viti që lamë pas ishte vit i mirë për Android-in nëse konsiderohen raportet e fundit ku tregohet se zotëron 84.7% të tregut, transmeton lajmi.net.
Por, cilat janë arsyet kryesore pse duhet të zgjedhim Android-in mbi konkurruesin e saj më të madh, iOS?
Shumë zgjedhje
Ka diçka për të gjithë në platformën e Android-it. Shumëllojshmëria e telefonave të mençur nga Android bën që kjo kompani gjigante të ofrojë një zgjedhje për të gjithë njerëzit kudo që janë.
Çmime të volitshme
Kur kemi kaq shumë pajisje nga të cilat mund të zgjedhim, kjo do të thotë që edhe çmimet variojnë dhe ne mund të zgjedhim atë që na përshtatet më së shumti.Në anën tjetër, të gjithë e dimë që Apple i ka pajisjet më të shtrenjta në treg, me zgjedhje shumë më të pakta se Android.
Nëse doni pajisje që përshtaten dhe e tejkalojnë iPhone-in apo iPad-in, atëherë Android-i është zgjedhja juaj e vetme.
Personalizimi
Një nga pikat më të forta të Android-it është niveli i personalizimit që lejon. Teksa Apple tenton të mbajë në kontroll aplikacionet automatike që të mbajë një softuer dhe harduer homogjen, Android-i të lejon të ndërrosh pothuajse gjithçka.
Widgets
Widgets të Android-it kanë qenë gjithmonë një avantazh përkundër rreshtave statikë të ikonave që gjen tek iOS. Mund të shohësh gjithçka në ekranin kryesor pa klikuar fare në aplikacion.Edhe pse Apple i përfshiu Widgets-at në iPhone-at e rinj, nuk janë as afër të përshtatshme si tek pajisjet e Android-it.
Të bësh shumë gjëra në të njejtën kohë
Mund të themi se edhe tek iOS-ët mund të bësh shumë gjëra njëkohësisht duke ndryshuar aplikacionet, por kjo nuk i afrohet disa pajisjeve nga Android-i.Samsung-u për shembull, e ka opsionin multi-window, i cili të lejon të shohësh disa aplikacione njëkohësisht.
Më shumë aplikacione dhe lojëra
Android-i ka më shumë lojëra dhe aplikacione pa pagesë se sa Apple. Ndonjëherë portet e të njejtit aplikacion që mban një etiketë me çmim në Apple, është pa pagesë tek Android-i.
Industria po lëviz shpejt, njësoj edhe Android-i
Të gjitha dobësitë dhe gabimet e Android-it janë përmirësuar sistematikisht nga një ekip i përkushtuar ekspertësh për zhvillimin.Platforma e Android-it është shumë më ndryshe nga ç’ka qenë kur pajisja e parë është prezantuar, dhe vazhdon të ndryshojë dhe të përmirësohet çdo ditë./lajmi.net