Nga: Endri Allmuça
Të gjithë kemi dëshira në jetë. Dikush do të këndojë, një tjetër të bëhet politikan apo shkrimtar. Megjithatë këto ëndrra duket sikur nuk e shohin dritën e diellit. Zakonisht ia vëmë fajin mungesës së kohës fizike, por realisht nuk është koha problemi, është frika ajo që i pengon ëndrrat mos formësohen. Frika është si roja e gardhit të cilën nëse do e kalonim do të shijonim lirinë. Ndaj çëlësi për të jetuar në liri, dhe si pasojë lumtururinë dhe suksesin, është të tejkalojmë frikërat që na mbajnë peng. Le të shohim disa nga frikërat e zakonshme që ndikojnë fort në rrugëtimin tonë.

1. Frika nga dështimi
Frika nga dështimi është ajo që ju dëmton procesin e realizimit të ëndrrës tuaj të madhe, deri në atë pikë saqë nuk e nisni, ose nuk e përfundoni kurrë projektin që keni dëshironi.

 

2. Frika nga gjykimi
E folura në publik është ndër gjërat më të frikshme në botë nga frika se audienca do të gjykojë çfare themi. Kjo është frika që i mban njërëzit nga të bërit diçka të re, sidomos në ato ku përfshihen njerëz.

 

3. Frika nga braktisja
Kjo frikë ju bën të mendoni se njërëzit do ju braktisin dhe do mbeteni vetëm. Kjo do ju sjellë gjithnjë zënka dhe krijon paranojën për të keqkuptuar çdo veprim si një braktisje e mundshme. Gjithashtu ju keni tendencë për të kërkuar braktisjen në subkoshiencë, që ju vë në një rreth vicioz.

 

4. Frika nga pasiguria
Njerëzit që kanë frikë nga pasiguria tentojnë të mos eksperimëntojnë në jetën e tyre. Preferojnë punë, shtëpi dhe marrdhënie stabël, dhe nuk provojnë asgjë të re apo ndryshe. Nesë largohen nga zona e sigurisë, rreken të kthehen sërish tëk rehatia e tyre.
5. Frika nga intimiteti
Njerëzit që vuajnë nga frika e intimitetit, ndalojnë të tjerët t’u afrohen. Kanë frikë t’u tregojnë njerëzve se si janë në të vërtetë, një pozicion vulnerabël e aspak komod për t’u përjetuar.

 

6. Frika nga refuzimi
Frika nga refuzimi pengon njerëzit të kërkojnë ndihmë apo të kërkojnë diçka që dëshirojnë. Kjo është arsyeja pse shumë nerëz e kanë problem të kerkojnë dikë të pëlqimit të tyre për të dalë, qoftë për një kafe. Ata mendojnë se kërkesa e tyre nuk do të pranohet, gjë të cilën ata e marrin personalisht dhe e vuajnë. Çelësi është të bësh atë çka do duke marrë parasysh edhe mundësinë e refuzimit.

 

7. Frika nga ndryshimi
Shumica e njerëzve jetojnë në të njëjtin vend për një kohë te gjatë, ngulen në të njejtën punë për shumë vite, qëndrojnë në të njëjtën marrdhënie, pavarësisht sa toksike mund të jetë ajo, dhe përgjithësisht bëjnë të njejtat gjëra çdo ditë pasi kanë frikë nga ndryshimi. Ndryshimi sjell pasigurinë, gjë e cila i frikëson pafund njerëzit dhe i bën të palumtur.

 

burimi/lss.com