Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Evropian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes “Ruhr Summit”, në Gjermani, tha se pas rënies së komunizmit vendi trashëgoi jo vetëm demokracinë, por edhe një burokraci të ndërtuar për kontroll, ku çdo procedurë kalonte nga një zyrë në tjetrën.

Kryeministri theksoi se qeveria zgjodhi të rishpikë marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit përmes digjitalizimit të administratës publike.

Rama shtoi se Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike plotësisht digjitale.

“Gjatë gjithë historisë, pushteti ishte diçka që mund të matej, ishte nafta, qymyrguri, anijet dhe ushtritë që ruanin kufijtë. Pushteti ishte i rëndë dhe i rrallë dhe akumulohej. Vendet e vogla jetonin në gravitet dhe vendet e mëdha e garantonin.

Inteligjenca nuk ndodhet në male, nuk u përket atyre që kanë lindur në minerale. Për herë të parë, lënda e parë ishte dija dhe aftësia për të zbuluar. Bollëku rishpërndan pushtetin, epoka e inteligjencës shpërblen imagjinatën. Ky është revolucioni i heshtur që shpaloset në çdo titull.

Jam përfaqësues i një prej laboratorëve të vegjël në botë. Kur liria erdhi në Shqipëri, trashëguam demokraci, por edhe burokraci të ndërtuar më shumë për kontroll. Çdo zyrë kishte një zyrë tjetër, çdo rregull kërkonte një zyrë tjetër. Pushteti për të marrë vendim, çdo vulë ishte një sportel i vogël dhe çdo radhë kujtonte se pushteti i takonte dikujt tjetër.

Sfida përpara nesh ishte të rikonceptonim pushtetin. Korrupsioni është dështim arkitekturor, lulëzon kudo, jeton aty ku qytetarët u duhet t’i kërkojnë dikujt tjetër diçka.

Bëmë një zgjedhje: të rishpiknim marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit, tullë pas tulle, dhe sot Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike plotësisht digjitale. Qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë askund dhe thjesht kanë nevojë të klikojnë në dritaren e tyre. Po kështu edhe shenjat e gishtave dhe shërbime të tjera.”  

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *