Nga Landi i Renanisë Veriore i Vestfalisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama foli edhe për protestën që po mbahet në Tiranë tashmë prej më shumë se një muaji. Gjatë fjalës së tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, Rama u shpreh se e konsideron një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen e tij, e ndërsa shton se gjatë ditëve në protestë janë përfshirë aktorë dashakeqës që e kanë prishur tubimin.

“E konsideroj një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen time, po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri. Në të njëjtin bulevard ku flamengot festojnë lirinë, kishim njerëz që u vranë…  Ajo që dua të them është që pas gjithë kësaj të mire erdhi e keqja, erdhi biznesi, dhe protesta u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *