Para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, shumica dërrmuese e votuesve besojnë në doktrinën “Amerika e para” kur kjo vjen në politikën publike kombëtare, ka zbuluar një sondazh i fundit.

Sondazhi i drejtuar nga Selzer and Company/Grinnell College ka gjetur se maxhoranca e padiskutueshme e adultëve amerikan thonë se janë votues të doktrinës ‘America First’, ndërsa më pak se 20 për qind identifikohen si socialistë.

Mbi të gjithë, rreth shtatë në dhjetë, ose 70 për qind e votuesve thonë se janë besues në doktrinën America First- doktrina popullore kombëtare që e orienton programin e presidentit Trump mbi emigracionin, tregtinë, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme, mes të tjerash.

Në të njëjtën kohë, vetëm 19 për qind e votuesve thanë se mund ta përshkruajnë veten si socialistë, duke e bërë këtë term si etiketë të papëlqyeshme për Amerikanët. Po kështu, shumë amerikanë e përshkruajnë veten si jo-korrekt politik, feminist, entuziastë armësh, amerikanë krenar dhe më progresivë se socialistët.

VERITAS.COM.AL