Shtatë persona janë gjetur të vdekur afër qytetit Margaret River, në jug të Perth, Australi, tha policia. Besohet se ata kanë mbetur viktima të të shtënave masive, me disa armë të gjetur pranë tyre. Katër nga viktimat janë fëmijë.
Policisë iu bë thirrje të Premten në mëngjes nga një shtëpi fshati afër Margaret River. Sa po mbërritën ata zbuluan shtatë vetë të vdekur: tre të rritur dhe katër fëmijë, sipas një deklaratë nga Chris Dawson, komisiomer i Policisë së Australisë.
Dy armë zjarri u zbuluan në vendin e ngjarjes, dhe trupat dukeshin se kishin plagë nga armët.
Repartet speciale, duke përfshirë edhe hetuesit e krimit dhe ekspertët mjeko- ligjor, u sollën menjëherë nga Perth.
Policia, siç raportohet, po e trajton tragjedinë si vetëvrasje.
Veritas.com.al/