Kryeministri Edi Rama ka marë pjesë në Prezantimin e Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, së bashku me komunitetin e biznesit.
Gjatë aktivitetit u prezantuan masat dhe mundësitë që ofron ky program për të ndihmuar sipërmarrjet shqiptare në përgatitjen e tyre për t’u integruar dhe për të konkurruar në Tregun Unik Europian dhe në tregjet e European Union.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se sipërmarrjet do të kenë mbështetjen e qeverisë, duke nënvizuar nevojën për transformim dhe përshtatje me realitetin ekonomik.
Është një sipërmarrje që është pjesë e të gjithë sistemit të dikurshëm të sipërmarrjeve fason. Ne kemi mundur të vërejmë dy zgjedhje, dy tendenca. Njëra është zgjedhja e inercisë dhe tendenca e të kërkuarit , garanci të të nesërmes tek lehtësimet, shiringat e qeverisë dhe deri tek kërkesa për të mbështetur, financiarisht këto sipërmarrje që të përballojnë kursin e euros. Kjo është një zgjedhje e lirë, por që shkon në të kundërt me procesin e pakthyeshëm dhe të pandalshëm të transformimit. Zgjedhja tjetër është zgjedhja që ka bërë zonja dhe disa kompani të tjera ku tendenca ka qenë si të dalim përtej kufijve që na imponon, situata ku jemi dhe si të transformojmë dhe të adaptohemi. Dhe sot janë në një nivel tjetër. E ardhmja nuk ndalet ajo vjen dhe e shkuara nuk kthehet ajo ka ikur. Dhe këtu jemi për të ardhmen që nuk ndalet. Këtë program do ta mbështesim, dhe do angazhohen në funksion të programit ekspertë të mirë informuar për të asistuar sipërmarrjen shqiptare. Nga nja anë na duhet të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen. Ne duam që sipërmarrja e vogël dhe e mesme të ketë shansin që nëse ka kurajën , idenë e qartë dhe vullnetin për të ecur përpara të ketë mbështetjen tonë”, tha ai.
Komente