Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 janë duke u trajtuar në spital pasi kanë pirë alkool metilik në veri- lindje të Indisë, thonë zyrtarët.

Disa gra ndodhen mes viktimave; të gjithë punonin si punëtorë në plantacionet e çajit në shtetin Assam.

Vdekja ndodhi dy javë pasi alkooli i prishur vrau rreth 100 persona në shtetin verior të Uttar Pradesh dhe Uttarakhand.

Numri i viktimave pritet që të rritet më tej, thanë reporterët lokal.

Viktima e parë vdiq ditën e enjte, siç citohet nga AFP administratori i distriktit Golaghat në Assam, Dhiren Hazarika..

Veritas.com.a/