(FOTO: Ray Backley)
Komiteti Kombëtar Demokratik po lufton fort për të gjetur një lidership të ri pas humbjeve masive në parti në zgjedhjet e Nëntorit, ndërsa virtualisht të dy kandidadët për kreun e këtij komiteti kanë sjellë me vete skandalet e tyre të panumërta apo çastet e turpit qeë mund të prishin tërësisht emrin e një partie.
Një figurë e tillë është Ray Backley, zëvendëskryetar i komitetit në Nju Hempshajër i cili duhet të përballet me videot poshtëruese që tregojnë atë në një seri komentesh seksiste dhe raciste.
Partia mund të kthejë sytë nga Bakli duke qenë se përfaqësuesi aktual Kith Elizon ka nxituar të kërkojë kryesinë e partisë, por kundërshtitë e shumta ndaj figurës së tij ia ndalën hapin.
Fotografët e shfaqur në Uashington Free Beacon e tregojnë Elizonin – një figurë progresive dhe një nga dy anëtarët muslimanë të Kongresit – duke mbajtur disa takime me personazhe të dyshimtar, të lidhur me terrorizmin në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu u përball me komentet anti-Izrael që dolën në pah që nga e shkuara e tij. Liga Anti-shpifje nxori në pah lidhjen mes Elizonit dhe donatorit më të madh demokrat Haim Saban, i cili shprehej se zgjedhja e Elizonit në krye të partisë do të ishte “shkatërrimtare” për një parti me probleme.
Të gjithë sytë janë kthyer te Hauard Din – ish kryetar i komitetit demokrat, por që dështoi si kandidat presidencial dhe ish guvernator i Vermontit. Por Dini është tërhequr nga gara kur pa se si po ktheheshin të gjithë kundër Elizonit, duke e kthyer vëmendjen nga kryetari i partisë demokratike në Karolinën e Jugut, Haime Harison – që ka edhe ai problemet e veta – dhe tani Bakli.
Pa një alternativë të mirë, Demokratët janë të shqetësuar se do t’u duhet të përgjigjen për njeriun që do të bëhet fytyra publike e partisë së tyre.
Videot tregojnë Baklin në biseda të hapura në më shumë sharje se ç’mund të keni parë në videot e Hollivudit në 2005, kur argumenti i demokratëve ishte se Donald Trampi nuk bënte për president.
“A doni t’jua fusë rëndëshëm?”, tha Bakli në një video.
/Veritas.com.al/