Nga njoftimet qe vijnë nga Gjirokastra, që u godit nga tërmeti i thuajse gjithë natës, sot në mëngjes banorët po hezitojnë hyjnë nëpr shtëpitë e tyre. Gjirokastritët e kaluan natën jashtë, nën masa për t’u mbrojtur nga tërmeti.

Mbrëmë rreth orës 22. 30 Gjirokastra u godit nga një tëemrt me magnitutë 5.6 ballë Rihter. Për  banorët e qytetit të lashtë dhe të ndërtuar mbi lartësi, tërmti shkaktoi panik. Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytet.

Ekspertiencat fatale të vitit që po aklon, sidomos në disa qytete malore të Italisë, bënë që gjirokastritët të ndjehen më të frikësuar dhe më të rrezikuar.

Lëkundjet e e tërmetit e kishin epiqendrën në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Lëkundjet thuajse nuk u ndërprenë gjatë gjithë natës, por në një shkallë më të ulët se goditja e parë, e cila pasua nga me të paktën edhe shtatë goditje të tjera.

Lëkundjet e tërmetit në Gjirokastër kanë vazhduar që nga ora 22.30 deri në orën 06.00.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme.

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në jetë njerëzore apo dhe materiale në territorin shqiptar. Prençi tha se tërmeti që goditi  Greqinë Veriore, ka pasur një magnitudë prej 5.6 ballë të shkallës rihter. Ai theksoi se tërmeti është ndjerë në qytetet e Jugut dhe juglindjes së Shqipërisë, çka ka shkaktuar panik mes qytetarëve.

“Deri në këto momente nuk ka asnjë dëm të shkaktuar në territorin shqiptar. është ndjekur situata dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi. është ndjerë në qytetet e jugut dhe juglindjes së Shqipërisë. Nuk ka raportime për dëme në territorin shqitpar. Po mbajmë kontakt me shërbimet e emergjencës civile greke, për të konstatuar dëmet e shkaktuara në zonën e Janinës. Po marrim informacione të vazhdueshme nga Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile dhe në fakt, nga informacionet ka panik nga qytetarët, por nuk ka dëme”, u shpreh Prençi.

Ai këshilloi qytetarët e zonave të prekura nga lëkundjet që të shmangin banesat e armotizuara dhe të qëndrojnë të paktën 60 minuta jashtë tyre.

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2016/10/00228.00_07_41_17.Still031-1-696x398.jpg

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2016/10/00228.00_07_51_32.Still029-600x365.jpg

http://i2.wp.com/www.kohajone.com/wp-content/uploads/2016/10/termeti-4.jpg?w=427