(FOTO: Presidenti i Rusisë, Putin dhe presidenti i SHBA, Obama)/

 

Sipas AFP/

Qeveria e SHBA e akuzoi Kremlinin se është përpjekur të prishë zgjedhjet e 8 nëntorit. Rusët mohojnë çdo përfshirje. Çfarë dihet deri tani?

Moska u dënua të enjten me sanksione nga Uashingtoni, i cili e akuzon atë për orkestrimin e piraterisë informatike që çoi në vjedhjen dhe publikimin e mijëra e-maileve të politikanëve demokratë me qëllim prishjen e zgjedhjet presidenciale në SHBA. Masa më spektakolare është dëbimi brenda tri ditëve  35 diplomatëve rus që sipas Obamës janë 35 agjentë të shërbimit të fshehtë rus.

Kremlini e kërcënoi menjëherë Uashingtonin se do të kundërpërgjigjen me të njëjtën mënyrë dhe mohoi çdo përfshirje në këtë çështje piraterie. Teknikisht, është e vështirë për të siguruar prova të pakundërshtueshme për të identifikuar autorët dhe qëllimin e këtyre sulmeve kibernetike.

Faktet

Skandali shpërtheu në qershor, kur CrowdStrike, një kompani amerikane e sigurisë kompjuterike, zbuloi se dy grupe hackers-ash, Fancy Bear dhe Cozy Bear, kanë hyrë në kompjuterat e Partisë Demokrate. I pari ka infiltruar që nga vera 2015 për të përgjuar të gjitha komunikimet e partisë, ndërsa i dyti ka shënjestruar dhe vjedhur, nga marsi 2016, të dhënat lidhur me Donald Trump. CrowdStrike është e bindur: Cozy Bear është i lidhur me shërbimet ruse të zbulimit ushtarak (GRU) dhe Fancy Bear me shërbimeve special ruse (FSB).

Një muaj pas këtyre zbulimeve, faqja e internetit WikiLeaks filloi publikimin e një pjese të e-maileve të vjedhura.

Më 7 tetor, 17 agjencitë amerikane të shërbimeve të fshehta, arritën në përfundimin se pirateria ishte orkestruar nga Rusia. Fushata zgjedhore në kulmin e saj, shënjohej nga publikimi pothuajse i përditshëm i e-maileve të vjedhura nga llogaria e John Podesta, drejtuesi i ekipit të fushatës të Hillari Klinton. Akuzat vazhdojnë pas fitores së Donald Trump dhe Washington Post citon një dokument të CIA-s ku thuhet se Rusia ka ndërhyrë për të zgjedhur miliarderin.

Më 12 dhjetor, Kongresi njoftoi nisjen e një hetimi parlamentar për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Të enjten, presidenti Obama njoftoi se “35 agjentë të fshehtë rusë” – zyrtarë në ambasadën e Rusisë në Uashington dhe në Konsullatën ruse në San Francisko – shpallen “persona non grata”. Ai njoftoi gjithashtu “sanksione” kundër “nëntë subjekteve dhe individëve”, konkretisht dy shërbimeve rus të zbulimit, FSB dhe GRU. Kremlini, i cili mohon nga fillimi çdo përfshirje, akuzon Uashingtonin se po përpiqet të “shkatërrojë përfundimisht” marrëdhëniet me Moskën dhe premton se do të ndërmarrin masat “adekuate”.

 

A i ka Rusia aftësitë teknike për këtë lloj piraterie?

Pa dyshim, hakerat rusë janë të talentuar. Një traditë e trashëguar nga periudha sovjetike, kur Bashkimi Sovjetik ishte në ballë të spiunazhit ekonomik. Që atëherë, Rusia ka kaluar në shënjestra më politike. Vendi i parë që e ka paguar këtë çmim është Estonia në vitin 2007. Pas një mosmarrëveshje diplomatike, faqet kryesore të internetit të “shtetit të vogël Baltik u bombarduan me kërkesa, derisa i bënë të papërdorshme. Një sulm i paparë në shkallë vendi: numri kombëtar i urgjencës mbeti i padisponueshëm për më shumë se një orë. Ukraina dhe Gjeorgjia, dy vende të tjera me marrëdhënieve të tensionuara me Moskën, kanë qenë vonë objektiva të sulmeve të ngjashme.

“Duke pasur parasysh historinë e Rusisë në fushën e sulmeve kibernetike, kam prirje të mendoj se kjo është një koordinimi i aktorëve privatë dhe qeveritarë, të koordinuar në nivelin më të lartë”, ka shpjeguar për AFP-në kryeredaktor i faqes së internetit Agenta.ru, i specializuar në çështjet e inteligjencës, Andrei Soldatov.

Cilat janë motivet e sulmit?

Shumë vëzhgues mendojnë se objektivi i ndërhyrjes ruse ishte kryesisht minimi i besimit në legjitimitetin e zgjedhjeve amerikane, për të dobësuar administratën e ardhshme. Por një raport i CIA-s që rrjodhi në shtyp shkon edhe më tej, duke pohuar se Moska i kishte kryer këto operacione, me qëllim që të fitonte Donald Trump, i cili i ka vlerësuar shpesh cilësitë drejtuese të presidentit Vladimir Putin. Andrei Soldatov beson më shumë në një operacion që synon të dobësojë zonjën Klinton, që shihet nga Kremlini si “një lloj armiku i betuar” qëkurse, si Sekretare e Shtetit, kishte mbështetur në 2011 demonstratat anti-Putin në Moskë. “Unë nuk jam i sigurt se objektivi i parë ishte zgjedhja e Trumpit” vlerëson Soldatov.