Ylli i Donald Trump, i dedikuar për njerëz të famshëm, vendosur në rrugën e Hollywood-it është shkatërruar nga një akt vandalit, me sëpatë dhe me çekiç, ditën e Mërkurë.

Policia në Los Angeles pret të arrestojë autorin e vandalizmit, që e shkatërroi emrin e Trump të gdhendur në yll.

Një video e postuar në Deadline.com, pjesë e industrisë mediatike të Hollivudit, tregon një burrë të veshur me një kapele, me jelek dhe me sëpatë, diku afër muzgut.

Zona përreth është rrethuar me kordonë dhe me pengesa trafiku, me të cilat bëhet e dukshme se po punohet për një çështje të ligjit.

Ronald Trump, ish prezantues i spektaklit “The Apprentice” në televizionin NBC, e ka fituar yllin “udhëto me Famën”, në vitin 2007. Zëdhënësi i Trampit ishte e pamundur që të kontaktohej për të dhënë opinion.

Zëdhënësja e Policisë në Los Angeles, Liliana Preciado që ndodhej në skenën e krimit, konfirmoi se hetuesit kanë videon që ka kapur aktin vandal dhe policia po pret që të arrestojë autorin përgjegjës.

“City News Service” me qendër në Los Angeles raportoi një burrë të identifikuar si Lambert Otis që ka shkatërruar instilacionin e Trump, me qëllim që të “tërhiqte vëmndje”.

/Veritas.com.al/