(FOTO: Kongresmeni Bob Goodlate që kryeson delegacionin në Ballkan dhe në Shqipëri)/
Kanë mbërritur në Tiranë 9 kongresmenët amerikanë që kanë nisur një tur vizitash në vendet e Ballkanit.
Misioni i tyre në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit, mësohet se ka të bëjë me çështjet e sigurisë nacionale dhe rajonale. Sipas ‘American Spectator’ kongresmenët vijnë në rajon për të hetuar mbi veprimtarinë e Soros dhe bashkëpunimin e ambasadorëve të SHBA në lidhje me fondet e USAID dhe Soros.
Misioni drejtohet nga kongresmeni Bob Goodlate, kreu i Komisionit të Drejtësisë në Kongresin e SHBA-së.
Kongresmenët kanë zhvilluar një takim me presidentin Bujar Nishani, ndërsa rreth orës 10:00 kanë nisur një takim me kreun e Kuvendit dhe presidentin e zgjedhur , Ilir Meta.