Doktori i njohur, Pëllumb Piperi i cili u infektua me covid-19 vetëm pak dit pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Gjate dites se sotme, nje nga mjeket i lidhur ngushte me LSI, sajoji nje shpifje sikur dr. Pipero ka ikur ne Itali per kurim, ‘edhe pse ka thene se vaksina te shpeton jete’.

Lajmin e ka bërë vetë, Pipero me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se pas disa ditësh trajtimi në kushte shtëpie tashmë është i çliruar nga virusi.

Ai ka shtuar se edhe pse është i shëruar nga virusi ka ende pak nevojë për pushim dhe rikuperim kështu që ka zgjedhur Razmën për 3-4 ditë pushimi.

Në fund Pipero ka premtuar që do tu përgjigjet pyetjeve lidhur me covidin ndërkohë ka bërë apel që qytetarët të ruhen në maksimum.

Postimi i Piperos:

Te dashur miq!

Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “cliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time.

Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.

Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES!

Ju kam ne zemer!

Mirenjohje pa fund!

Pellumb Pipero

 

VERITAS.COM.AL