
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky takim u vendos në mbledhjen e kryesisë së PS-së, menjëherë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi “live” para mediave ‘zhdekretimin’ e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Takimi mes shefit të qeverisë dhe trupës diplomatike u zhvillua në godinën e kryeministrisë, i cili zgjati rreth 90 minuta. Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar.
Vendimi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet lokale u pasua me argumente të forta nga Partia Socialiste, e cila përmes zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali pohoi se do të nisë me shpejtësi proceduarat për shkarkim e Metës nga posti i Presidentit.
Veritas.com.al/