Më shumë se nëntë në dhjetë (92 për qind) votues të Leave ndjehen ‘të tradhtuar’ nga mënyra se si qeveria ka trajtuar Brexit, ndërsa dy të tretat e të gjithë votuesve ndjejnë të njëjtën gjë.
Sondazhi i ComRes, i porositur nga grupi ‘Leave Means Leave’ dhe i botuar të hënën në The Sun, gjithashtu gjeti se 60 përqind e të gjithë votuesve, edhe të Leave edhe të Remain, thanë se Brexit kishte dëmtuar besimin e tyre në politikën.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se 57 përqind e britanikëve besojnë se Mbretëria e Bashkuar duhet të lërë BE-në në termat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në vend që të shtyjë Brexit.
Ky numër ka parë një rritje të konsiderueshme që nga janari kur një sondazh i Sky Data zbuloi se nga opsionet e Leave, 39 për qind mbështetën një dalje OBT, ndërsa një sondazh i Comres i marsit renditi shifrën ne mbështetje te një Brexiti pa marrëveshje në 41 për qind.
Trajtimi katastrofik i Brexit po shkakton mosbesim të konsiderueshëm në pjesen me te madhe të mbështetesve te Remain ndaj establishmentit politik me hulumtimin e të dhënave të Sky Data në janar, 60 për qind e britanikëve besojnë se ata deputetë që përpiqen të vonojnë Brexit po përpiqen të ndalojnë plotësisht zbatimin e tij.
Sondazhi i ComRes i marrë në fund të marsit, mbasi deputetët kishin votuar për të marrë kontrollin e procesit të Brexit nga qeveria, zbuluan se 20 për qind e britanikëve kanë shkuar aq larg sa të thonë se nuk do të votojnë përsëri nëse Brexit nuk do të aprovohet.
Sondazhet vijnë në mes të disa javëve të trazuara në Westminster, me Marrëveshjen e Tërheqjes së Kryeministres Theresa May që dështon të aprovohet në Dhomën e Përfaqesuesve për të tretën herë dhe deputetët që kane hedhur poshtë me vota çdo versioni alternativ të Brexit në një seri votimesh indirekte (jo detyruese) .
Udhëheqësi i Labour Jeremy Corbyn ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme. Në një rast të tillë, megjithatë, një përmbledhje e të dhënave të anketimit nga analisti i të dhënave John Curtice i raportuar nga The Telegraph tregon se ngërçi nuk do të thyhet pasi Konservatorët do të fitonin 300 vende, duke mbetur partia më e madhe, por 26 me pak qe te jete ne mazhorance.
Edhe një marrëveshje me Partinë konservatore të Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut (DUP), e cila aktualisht ka dhjetë vende, nuk do të ishte e mjaftueshme për të siguruar mbështetje në Dhomën e Përfaqësuesve. Labour, ndërkohë, do të fitonte 263 vende dhe do të kishte nevojë për marrëveshje të shumëfishta me partitë e tjera, duke përfshirë te mbeturit e zjarrtë të Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) të krahut të majtë pro kufijve të hapur.
Veritas.com.al/