Madhëria e saj duhet të marrë pjesë në pothuajse 300 evente në vit, edhe pse pasuria e saj  eshtë 460 milionë. Më të njohurit janë djemtë e Dianës. E fundit? Camilla

Nga Marco Cobianchi 

 

Ndër avantazhet e panumërta të të qënit mbret,eshte  edhe ajo që kontrata e punës është në të vërtetë me kohë të pacaktuar. Askush nuk mund të shkarkohet.

Disavantazhi është që te takon të punosh gjithë jetën , edhe kur keni 92 vjeç. Le të marrim Elizabetën II, Mbretëreshën e Anglisë: ajo është 92 vjeçe dhe vazhdon të punojë ( koncept më pak I kuptimte për një mbretëreshë sesa mund të mendohet). Natyrisht, mund ta lere, domethënë, abdikoje, por pasardhësi i saj do të ishte Carlo i linduri i pare, kështu që preferon të mbahet e forte.

Në familjen mbretërore britanike, megjithatë edhe për moshen, nuk është Elisabeta ajo që punon më shume, por është Ana, e lindura e dyte e Elizabetës, që punon 195 ditë në vit. Nuk është pak në krahasim me atë që bëjnë të afërmit, por 195 ditë në vit ngjan më shumë si një kohë e pjesshme e përforcuar se një kontratë me kohe të plotë. Megjithatë, për të thënë të vërtetën, askush në familjen mbretërore britanike nuk vdes nga lodhja. I dyti më produktiv është, në fakt, Karlo, trashëgimtari i përjetshëm i fronit, që punon 177 ditë në vit, pasuar nga vëllai i tij Andrea me 146. Shumë, duke pasur parasysh se është I shtati në radhë si trashëgimtar nënës Elizabeta dhe, për rrjedhojë, fronin nuk do ta shohë kurrë. Një ndjenjë e lavdërueshme detyre. Pastaj vjen Edoardo, më i vogli nga 4 fëmijët e Elizabetës që çdo vit ka 130 ditë mesatarisht të zëna në pune. Gjëja e jashtëzakonshme është se, duke pasur parasysh 92 vitet e saj, Elizabeta çdo vit punon pak më pak se Edoardo, i cili vite ka 54 ose ne te vërtetë 123 ditë.

Tani: puna është të vendosim se çfarë do të thotë të “punosh” për një anëtar të një familjeje mbretërore. “Te punosh” do të thotë të bësh diçka që varet drejtpërdrejt nga statusi që ke. Pra, ekziston një dallim i rëndësishëm, midis “te punosh” dhe “të jesh I impenjuar”. Për shembull, një lojë golfi nuk eshte te punosh por është te jesh i impenjuar. Përurimi i një shkolle, në të kundërt, është të punosh. Kemi parë sa ditë punojnë pjesëtarët e familjes mbretërore, tani shohim angazhimet e llogaritura në numër dhe jo ditët. Në vend të parë eshte Karlo: çdo vit ka 550 angazhime. Duke dashur te jemi jo elegante mund të thuhet se anëtari i familjes mbretërore britanike i cili është i dyti në renditjen për prerjen e shiritave është i pari në renditjen për ndeshje golfi. Por pikërisht, do të ishte jo-elegante. Anëtari i dytë me më shumë angazhime është motra Anna me 541, një nga figurat më pak të eksploruara ne familjen mbretërore, por shume interesante: sportive (ka more pjesë në Lojërat Olimpike, në hipizem), një promotore e palodhshme e bamirësisë, dy martesa, dy fëmijë (nga i pari) dhe një karakter shumë të fortë. Ndjekur nga vëllai i saj Andrea dhe e palodhshmja Elizabeta II dhe, pas saj, djali Eduard. Në vendin e gjashtë, me 227 angazhime në një vit, është Kamilla, gruaja e dytë e Karlit, aktivizimi i se ciles (që siç do ta shohim, nuk shquhet per popullaritet) është justifikuar me numrin e titujve që i janë dhënë në vijim të martesës se dytë: Dukesha e Kornovalies, dukesha e Rothesay, Kontesha e Chester dhe baroneshë e Renfrew. Anëtarja e familjes që ben jetën më të qetë është Alexandra, e bija e Xhorxhit, duka i Kentit dhe, për këtë arsye, kushërire e mbretëreshës. Gjithashtu për shkak të faktit se është e 52-ta në reshtin e fronit, angazhimet e saj janë vetëm 70 dhe nuk është në renditjen e 10  të parëve  të familjes mbretërore për ditët e punuara.

Numri i ditëve të punuara dhe numri i angazhimeve në një vit nuk janë drejtperdrejt në proporcion me konsension. Anëtari i familjes mbretërore më i dashur, si brenda dhe jashtë vendit, është, në fakt, Harry, djali i dytë i Karlos dhe gruas së tij të parë Diana. Në botë është i dashur aq shumë sa gjyshja e tij, Elizabeta II, por në atdheun e tij ka një indeks të popullaritetit me mbi 10 pikë, edhe pse punon vetëm 106 ditë në vit dhe ka vetëm 191 angazhime. Popullor është gjithashtu William, djali më i madh i Karlit dhe Dianes (dhe keshtu i dyti, pas babait , në vijën e pare të fronit)ndjekur nga afër nga gruaja e tij Kate. Përkundër përpjekjeve dhe aktivizmit të saj të padiskutueshëm, Camilla është e fundit në renditjen e popullaritetit. Askush nuk është në gjendje ta munde atë per nga antipatia.

Pra: pune, mpenjime, popullaritet. Çfarë mungon? Ah, po … paratë. Familja mbretërore britanike nuk është e pasur. Sigurisht që nuk është e varfër, por në krahasim me krerët e tjere te kurores evropiane nuk mund të thuhet se po lundron ne ar siç bën, për shembull, Princi Hans-Adam II i Lihtenshtajnit i cili ka një pasuri personale prej 6,800 milionë euro.Më mirë se Elizabeta II, e kalon Princi Albert i Monakos me 900 milionë euro. Elizabeta ka një pasuri prej 460 milionësh. Pak. Shumë pak duke marrë parasysh moshën, angazhimet dhe ditët e punuara. Nga ana tjetër, ajo e sundimtarit është punë e vështirë, por dikush do të duhet ta bëjë .

Veritas.com.al