Në Shkodër Altin Dumani tha se objektivi në 5 vitet e ardhshme është të ketë rënë miti i pandëshkueshmërisë, zyrtarë të niveleve të larta të merren nën hetim. Dumani tha se për SPAK nuk ka rëndësi emri i zyrtarit por provat kundër tij.
A do të merren në pyetje Edi Rama dhe Ilir Meta?
Objektivat janë që pas 5 vitesh SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dmth që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale, objektiv i arritshëm.
Kemi vështirësi shumë, shpresoj në rritjen e numrit të prokurorëve dhe hetuesve. Kemi shumë vështirësi në hetim. Nuk bëjmë gjëra të paimagjinueshme, bëjmë detyrën tonë.
Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media. Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare.
A do të merret në pyetje Rama për çështjen e Mc Gonigal?
“Nuk mund të përgjigjem për çëshje konkrete, por thashë që cilido zyrtar mund të merret në pyetje. Shumë media ne muajin shkurt e deri para 10 muajsh nuk kanë lënë kritikë pa bërë për këtë temë, por ne nuk bëjmë publike çdo gjë që hetojmë. Ne hetimet për këtë temë i kishim bërë që në shkurt. Ne jemi diskret në punën tonë” tha Dumani në Shkodër