Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila ndodhet në Tiranë, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Përmes një postimi në X, Begaj shkruan se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar dhe thekson se Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
“Anëtarësimin nuk e konsiderojmë dhuratë, por të bazuar në meritë dhe si një investim në stabilitetin dhe forcën e vetë Evropës.”- vijon më tej Presidenti Begaj.
“Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë të gjitha reformat jo thjesht si detyra, por në përfitim të mirëqenies dhe begatisë së shqiptarëve.