Në Maqedoni bojkotohet referendumi që hapte rrugën drejt BE-se dhe NATO-s. Por qeveria  riprovon.

Gian Micalessin

Adio Dejton. Njëzet e tre vjet pas akordeve që i dhanë fund masakrave të Bosnjës, fantazmat e përplasjes etnike fetare dhe frika e një lufte të re të tmerrshme kthehen për të turbulluar Ballkanin.

Nga Bosnja në Kosovë deri në Maqedoni, tre ish-republika Jugosllave, teatër ndërmjet viteve 1992 dhe 2002 i luftërave civile dhe ndërhyrjeve të huaja, mbi te gjitha të entiteteve të ndryshme, urrejtjet dhe rivalitetet po kthehen në pikën e vlimit. Por me një ndryshim thelbësor. Në qershor 1991, sekretari amerikan i shtetit James Baker përsëriste “nuk kemi një qen në atë luftë”, duke dashur te kuptohet  indiferenca e konsiderueshme e Shteteve të Bashkuara në përballjen midis Serbëve, Kroatëve dhe Myslimanëve.

Njëzet e shtatë vjet më vonë, Uashingtoni ka ne fakt pozita shumë më të qarta. Armiqtë qe duhen bllokuar  në strategjitë e Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit janë Rusia e Vladimir Putin dhe te prezumuarit miqtë e tij serbe ndërsa aleatët për të ruajtur dhe mbrojtur janë myslimanet e Bosnjës, minoriteti shqiptar në Maqedoni dhe qeveria e Kosovës. E gjithë kjo me mbështetjen akritike të Euroburokratëve të Brukselit, të paaftë për të shprehur një vizion autonom dhe të pavarur edhe në çështjet që kanë të bëjnë me asetet e kontinentit të vjetër. Por problemi i vërtetë, siç u pranua në vitin 2015 nga Sekretari i Shtetit i Administratës Obama, John Kerry, është se Ballkani sot është “vija e kuqe” në përplasjen midis NATO-s dhe Rusisë. Çështja është me shumë se kurrë e dukshme në Maqedoni.

Ne kete republikë te vogël te ish-Jugosllavise, Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe Bashkimi Evropian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë bërë gjithçka për të bindur votuesit të votojnë “po” në referendumin e fundit ne 30 shtator destinuar, në synimet e kryeministrit Zoran Zaev, aleat besnik i Brukselit dhe Uashingtonit, për të legjitimuar miratimin e emrit të ri në Maqedonia e Veriut. “Po”-ja do t’i japë fund kontradiktave me Athinën, kundër hyrjes së Shkupit ,qe nga viti 1991, ne Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Atlantikut, nga frika se emri Maqedonia justifikon synime te ardhshme mbi rajonin grek me të njëjtin emër. Por referendumi, i cili ishte vendimtar për ta shkëputur Maqedoninë nga një zonë e ndikimit të një Rusije pranë opozitës nacionaliste, doli si një vrimë në ujë autentike. Pavarësisht thirrjeve dhe presioneve për PO, i shoqëruar nga vizita në Shkup e Kancelares gjermane Angela Merkel, Sekretarit te Përgjithshëm te NATO-s Jens Stoltenberg dhe “ëmbëlsira ne fund’’ e Sekretarit te Mbrojtjes Jim Mattis që, fluturoi në kryeqytetin e Maqedonisë në prag të votimit , vetëm 37 për qind e votuesve shkuan në votime.

Kështu, pavarësisht 91 për qind të votave, referendumi ka qene i pavlefshëm për shkak të mos arritjes së kuorumit me 50 përqind. Megjithë suksesin e dukshem te opozitës nacionaliste, qe mori anën e bojkotit, BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kryeministrit Zaev te mos heqin dorë duke mbështetur vendimin për të kaluar miratimin e emrit të ri përmes një votimi parlamentar me shumicë absolute.Një vendim i dyshimtë kushtetues, që megjithatë Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-se Federica Mogherini,e përcaktoi “një mundësi unike për pajtimin në Ballkan”. Por edhe ketu fitorja ishtë e paqarte .

Pas debatit në sallë filluar të hënën, qeveria, e udhëhequr nga Social Demokrati Zaev dhe mbështetur nga pakica myslimane, kishte dhjetë ditë për të arritur në zgjedhje dhe të fitonte 80 vota nga 120 për të garantuar një kuorum prej dy të tretave. Një synim ne dukje I pamundur duke pare që nacionalistët llogariteshin të paktën 49 vende.

Por për të bërë dallimin mund te mendoje magjistratura.Pikerisht  të hënën, më 16 tetor, filloi procedura për të hequr imunitetin dhe për të siguruar arrestimin e një duzine parlamentarësh nacionalistë të akuzuar se kane spiunuar bisedimet e kundërshtarëve politikë. Loja do ti garantonte kuorumin Zaevit, ndërsa NATO, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të fitonin një copë të re të rrezikut Ballkanik kompleks. Por behet fjale per një cope shpërthyese e aftë për tu shkatërruar nën presionin e presionit të brendshëm dhe duke shkaktuar grindje të ngjashme në rajonet përreth.

Në Kosovë për rritjen e frikës dhe mosbesimit kontribuojnë deklaratat jo shume te mençura te John Bolton, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, të prononcuara në fund të gushtit për nje shkëmbim territoresh mbi baze etnike.

Projekti Bolton do të garantojë kthimin e zonave veriore me shumicë serbe nën kontrollin e Beogradit ndersa Lugina e Preshevës, e banuar kryesisht nga shqiptarët, por zyrtarisht serbe ti kaloje Prishtinës. Kthimi në konceptin e ndarjes etnike, përveç zemërimit anti Rus qe ushqen Bolton, premton të çojë ujë në mulli të serbëve të Bosnjës, apo miqve më të mirë të Moskës te favorshëm ndaj idese se shkëputjes nga ajo lloj mini federate te tipit jugosllav vendosur në kohën e Dejtonit. Gjatë atyre negociatave pikërisht gatishmëria për t’u kthyer për të jetuar në bashkëjetese komunitetet e ndara nga lufta çoi në vendimin për të krijuar një Bosnje të ndarë në mes të kroatëve, boshnjakëve dhe myslimanëve, por të qeverisur nga një presidencë me rotacion te llojit te asaj të shpikur për te ndjeren Jugosllavi te Marshallit Tito.

Suksesi ne votimin e 8 tetorit i Milorad Dodik, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnjës, kërcënon të hedhe në erë mekanizmin e vene ne vije në Dejton 23 vjet më parë. Mbështetur nga ruset, të kthyer me Putin mbrojtësit e mëdhenj të kombit serb, Miloran Dodik kërcënon të prishet me presidencën me rotacion dhe të shtyjë serbët boshnjakë për vetëvendosje dhe pavarësi. Një hap që kërcënon të hedhe në erë të gjitha mekanizmat e paqetimit dhe te garantoje, pikërisht falë pozicioneve të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, një sukses te ri te Moskës në zemër të këtij Ballkani te shndërruar në një tjetër “vijë të pare”  të përplasjes midis SHBA dhe Rusisë.

Veritas.com.al/