Kryeministri Edi Rama thotë se duhet të ndalohet përdorimi i telefonëve në shkolla.
Gjatë një bashkëbisedimi në shkollën “Sami Frashëri” për kufizimin apo ndalimin e platformave Tik-Tok apo dhe Snapchat, Rama u shpreh se do të ketë kontrolle në hyrje dhe dalje të shkollave.
“Po e finalizojmë si projekt tani, në fund të dhjetorit do firmosim marrëveshjen, bëhet fjalë, një sistem të ri monitorimi të shkollave me teknologji, dhe një financim që ne do të do ta marrim nëpërmjet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Është sistem i testuar dhe provuar në Emiratet e Bashkuara. Mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor, të jetë brenda mureve të oborrit të shkollës. Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, mësuesin, duke bërë kërkesë pranë shkollës. Po e kombinojmë me një element plus, të vendosjes së një kontrolli digjital të hyrjeve dhe daljeve në shkolla, për çdo lloj mjeti metalik ose telefon, që fëmijët mund të kenë. Ky problem është më i gjerë se sa kaq. Ky problem është shumë përtej policisë., Mbi të gjitha, ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë”, theksoi ai.