Ministrat e jashtëm nga 68 vende do të takohen në Washington të Mërkurën për një marrëveshje mbi hapat e ardhshëm për të shkatërrimin e Shtetit Islamik. Kjo është mbledhja e parë e këtij lloji dhe kësaj peshe në një koalicion të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara që nga zgjedhjet e 8 Nëntorit kur Donald Trump u zgjodh President i shteteve të Bashkuara.

Takimi do të mirëpritet nga Sekretari i Shtetit , Rex Tillerson. Trump ka premtuar për një luftë fitimtare kundër Shtetit Islamik- një prioritet i Pentagonit dhe  agjencive të tjera kundër grupeve terroriste.

Militantët kanë humbur teren si në Irak edhe në Siri, me tre sulme të veçanta, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Rusia.

Takimi është i pari për një koalicion ndërkombëtar që nga koha e sulmeve mbi Irak, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara- raportoi Reuters.

/Veritas.com.al/