S’ka dyshime, Prigozhin ka vdekur. Trupi i pajetë liderit dhe themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin u identifikua pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin ai po udhëtonte pranë fshatit Kuzhenkino, në rajonin Tver, në veri të Moskës. Këtë e raportoi televizioni rus Tsargrad.

Gjithashtu, grupi Wagner ka konfirmuar vdekjen e Yevgeny Prigozhin.

“Kreu i grupit Wagner heroi dhe patrioti i vërtetë i Rusisë, Yevgeny Prigozhin, vdiq për shkak të veprimeve të tradhtarëve të Rusisë. Por edhe në ferr ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë!”.- shkruan Grupi Wagner në Telegram