(FOTO: Ketjona Ibrahimi)

Ketjona Ibrahimi , 18 vjeç ka ndërruar jetë pas operacionit në spitalin e Elbasanit. Mësohet se mjekja me iniciale J.K. kreu një ndërhyrje kirurgjikale  dhe pacientja  vdiq menjëherë pas operacionit.

‘Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”- njofton Policia. Mjekja kirurge J.K., 43 vjeç, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K.I. e cila rezultoi fatale, sipas Policisë.

Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Ketjona Ibrahimi,  18 vjeçare është nga fshati Shën Mërija i Gramshit. Sipas mjekëve, vajza erdhi në gjendje të rëndë me ‘ileues’, ose si njihet në gjuhën popullore me ngatërrim zorrësh. Ajo ishte me dhimbje të forta dhe sipas mjekëve gjendja ishte shumë kritike.

Veritas.com.al/