
Gjendja e 17 vjeçares, e cila tentoi vetëvrasjen në Vlorë, vijon të mbetet e rëndë në Spitalin e Traumës.
ABC News mëson se adoleshentja ndodhet në intubim.
“Në Spitalin e Traumës ka pasur familjarë të saj. ABC News ka tentuar të ketë komunikim, por ata nuk kanë pranuar. Por jashtë kamerave, ABC News bisedoi edhe me xhaxhain e vajzës, ku tha se në këtë moment nuk ka asgjë për të thënë, pasi nuk ka qenë aty kur ka ndodhur ngjarja. Xhaxhai i saj pohoi se vajza është rritur te gjyshi dhe gjyshja”, raportoi ndër të tjera, gazetarja Xhoana Çallaku
Komente