Taksa e vendosur nga qeveria për Rrugën e Kombit, ka nxitur një kundërshti të madhe nga vetë qytetarët. Mëngjesin e sotëm, shqiptarët e Kosovës kanë nisur një protestë. Ngjarja pritet të ndodhë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, ku sipas njoftimeve më të fundit ka një prezencë të shtuar të forcvave policore.

Pas vendimit më të fundit për nisjen e pagesës në Rrugen e Kombit për automjetet që do të përdorin këtë aks për të udhëtuar edhe në drejtim të Shqipërisë por edhe në drejtim të Kosovës.

Mendohet se shkak i kësaj proteste është edhe çmimi i lartë i kësaj takse e cila do të rëndojë më shumë lidhjet mes dy vendeve dhe tregtinë e lirë e transportin e lirë të mallrave dhe udhëtarëve.

Tregtarë nga Kosova e Shqipëria protestuan në Morinë kundër pagesës për të qarkulluar në rrugën e Kombit, që do të nisë të aplikohet prej 15 prillit.

Rreth 150 kamionë hynë bosh në Shqipëri dhe ashtu kanë paralajmëruar se do të largohen, në shenje bojkoti dhe proteste.

Në protestë janë importues të kripës, hekurit e prodhimeve të tjera shqiptare.

Ata mbanin në duar pankarta, kundër taksës së rrugës së kombit dhe të tjera ku ironizonin vendimet e dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në te tjera pankarta shkruhet thënia e Faik Konicës” Ruje Zot Shqipërinë nga Shqiptarët”.

Veritas.com.al/