Eksperti për çështjet ekonomike, Adrian Civici, thotë se inflacioni mund të shkojë në parametrat e mirëmenaxhuar nga Banka e Shqipërisë, që është kufiri i 3%, në mesin e vitit 2024.
Në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Evropianit, niveli i inflacionit në Shqipëria vijon të ulet me ritme shumë të ngadalta dhe kjo për ekspertin e ka një arsye.
“Në fakt mendoj se shifra duhet parë me një kohë më të gjatë dhe jo thjesht krahasimi me një muaj më përpara. Inflacioni 4.5 % kemi të bëjnë me një tendencë ulëse. Inflacioni është 4.5% dhe është larg nivelit të toleruar dhe e menaxhuar nga banka, që është 3 %. Referuar kësaj tendence, ndodha në mes të viti 2024, inflacioni do vijojë të ulet rreth shifrës 3%, që është objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë. Edhe në eurozonë mendohet se në këtë periudhë inflacionit do t’i afrohet kufirit 2%, që është objektivi limit i toleruar nga BE. Ne nuk jemi vendi i eurozonës dhe nuk kemi euro monedhën tonë bazë, siç e kanë vendet e eurozonës që varet nga tregjet. Bëhet fjalë për lekun dhe natyrisht për problemet që lidhen me ekonominë reale. Inflacioni është ulur me 3 % në krahasim me një vit më parë”, tha ai në “Sheshi i Dollarit” në ABC News.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pak ditë më parë tha se nuk do të ndryshojë norma bazë e interesit, por si duhet parë kjo masë në shëndetin e ekonomisë vendase, për këtë Civici bën këtë analizë:
“Në vitin e fundit ose 18 muajt, Banka e Shqipërisë ka bërë disa ndërhyrje që kanë qenë ndërhyre të konsiderueshme sa i përket rritjes së normës bazë të interesit, të cilat nuk mund të bëhen në periudhë afatshkurta, për dy arsye. Së pari, sepse efekti i rritjes së normës bazë interesit deri sa të kalojë në çmimet reale kërkon një periudhë nga disa mujore deri në 18 muaj, por nga ana tjetër nëse do vijonim me agresiviteti me rritjen e bazës së interesit, mesazhi që përcillej në tregjet monetare dëshmonte për një lloj nervoziteti të BSH-së, por dhe një mungesë besimi se efektet e politikës monetare do ndiheshin. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Banka e Shqipërisë mendon që politika shtrënguese monetare po jep efektet veta dhe po krijon efektet pozitive në zvogëlim e ritmit të rritjes së inflacionit. Kjo është diçka që nuk mund të ndodh menjëherë, rënia e inflacionit ka qenë 0.25-0.3.% nga një muaj në tjetrin. Do të thotë në nivel 3% i rënies së inflacioni ka kërkuar një ritëm gati një vjeçar. Nëse do vijojë ky ritëm, zvogëlimi i inflacionit, niveli 3-3.5 % është i arritshëm me këtë ritëm dhe me këtë politikën monetare që kemi ndërmarrë deri tani”, theksoi Civici.
Referuar shifrave, përgjatë tremujorit të parë të 2023, rritja ekonomike ka qenë në nivelet 2.7%. Eksperti tha se tremujori i parë i vitit gjithmonë reflekton më pak rritje, pasi në periudhën tjetër rritja është më e madhe, kjo e ndikuar nga r prodhimi në bujqësi dhe nga sektori i turizmit.
“Parashikim i arsyeshëm. Natyrisht me elementë optimizmi brenda, por duhet të kemi parasysh se shifrat e 3 mujorit të parë janë më të ulëta, se sa 3 mujori i dytë dhe i tretë, të cilët lidhen me dy sektorë, që është bujqësia ku prodhimi është më i gjerë dhe mbi të gjitha sektori turistik, i cili pritet të ketë një bum. Ndërsa sektor tjetër që ndikon në rritjen ekonomike është sektori i ndërtimit, i cili është i shtrirë dhe përgjatë gjithë vitit”, tha Civici