Adriatik Llalla është tërhequr nga vettingu, pra nuk do të hyjë në filtrin e komisioneve të posaçme të ngritura nga reforma në drejtësi, që vënë në sitë figurën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si atë profesionale por edhe pasurore.
Report Tv raporton se Llalla e ka dorëzuar kërkesën për tu tërhequr nga vettingu, gjatë ditës së sotme, pranë organeve të vettingut, që rrjedhimisht do të thotë se heq dorë nga të qenit pjesë e drejtësisë. Kjo, pasi pa filtrin e vettingut, asnjë prokuror apo gjyqtar nuk mund të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë.
Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do të vendosë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut për pasurinë dhe integritetin
Pas mbarimit të mandatit 5-vjeçar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurorit i lind e drejta për t’u emëruar gjyqtar Apeli. Por merret vesh se zoti Llalla e ka refuzuar dhe postin e gjyqtarit të Apelit.
Veritas.com.al/