Punimet për aeroportin e Kukësit janë drejt përfundimit.
Mësohet se ai pritet të hapet më 18 prill, një javë para datës së zgjedhjeve.
Hapja zyrtare e pikës së kalimit kufitar ajror është botuar si vendimet dhe në Fletoren Zyrtare.
Tashmë aeroporti i Kukësit, i dyti pas atij të Rinasit, është një pikë kufitare.
Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme bëri me dije se aeroporti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut”, por pa dhënë ndonjë shpjegim për domethënien e fjalës Zayed që është pjesë e emërtimit dhe në dukje duket si një fjalë arabe.
Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës ka bërë me dije se aeroporti do të kryej fluturimin e parë më 18 Prill.