
TIRANË- Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor miratimin e afateve të propozuara nga KQZ për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki të vendit, ndërsa është tërhequr nga kërkesat për afatet në bashkinë e Tiranës, për shkak të një vendimi pezullimi që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.
Gazetari i ABC News, Andon Kello raportoi se Kolegji Zgjedhor është tërhequr, ndërsa pritet të marrë vendim për pesë bashkitë e tjera.
“Kolegji Zgjedhor e pranoi kërkesën e PS, dhe tani është tërhequr për vendim për pesë bashkitë e tjera. Partia Socialiste kërkoi të miratohen afatet për zgjedhjet për pesë bashkitë e tjera të vendit”, raportoi gazetari Andon Kello.
Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka dekretuar 9 nëntorin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cerrik.
Komente