TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar zinxhirin komandues, pasi asgjenti i saj Muçi Shaljani ishte nën shoqërinë e Gilmando Danit, që u ekzekutua të martën një Rinas.
Plumbave të atentatit nuk i shpëtoi as agjenti i AMP. Ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.
Të martën, kabineti i ministrisë së Brendshme reagoi për emisionin “Real Story” në ABC News ku sqaroi se Muçi Shaljani është marrë në punë në muajin shtator, kur ka qenë në detyrë drejtori i komanduar.
Ndërkaq shtoi se të gjitha rekrutimet e bëra po verifikohen.
Njoftimi i AMP:
Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve./
Komente