Një qytetar i Vlorës, Ramiz Zeneli, prej disa muajsh jeton në një dhomë gjumi të mbushur me kanabis, 66 kg. Duhet të jetë një rast kampion se si një njeri reziston të zgjohet në mëngjes dhe të aktojë si një qenie e ndërgjegjshme gjatë gjithë ditës.
Policia sqaron se sot, asp disa informacioneve në rrugë operative, ka organizuar një operacionin në lagjen “28 Nëntori”, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli.
Pas kontrollit në banesën e Zenelit, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako, dhe brenda tyre lëndë narkotike kanabis- sativa, me peshë totale 66 kilogramë.
“Në përfundim të veprimeve të para të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i poseduesit të kësaj lëndës narkotike, Ramiz Zeneli, 48 vjeç, banues në Vlorë,- njofton Policia
Veritas.com.al/