Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një lajmërimi bën me dije se zonja Aida Hajnaj ka marrë zyrtarisht detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në njoftim, ambasada shprehet se ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Më tej, në njoftim theksohet se ambasada përgëzon Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.
VERITAS.COM.AL