Një anëtar i Parlamentit Indian ka rrahur me shpulla një stjuard pasi ky nuk mundi t’i sigurojë një vend në “business class” në avionin e shoqërisë  Air India.

Ravindra Gaikwad iu tha reporterëve Indian se e kishte “goditur stjuardin 25 herë me sandale”, për “arrogancë”.

Anëtari i Parlamentit i ishte thënë se nuk mund të fluturonte me business class sepse avioni ishte i gjithë “economy class”- sipas reporterëve.

Air India ka plotësuar dosjen e ankimit në polici dhe tha se këtë njeri që është jashtë rregullave të fluturimit e ka shpallur në listën “no-fly”.

Anëtari i Parlamentit iu kishte thënë mediave: “A e dini kush jam unë?…Unë nuk jam një BJP MP. Unë jam një Shiv Sena MP dhe nuk toleroj asnjë fyerje. Le të ankohet vetë stjuardi. Unë do të ankohem te autoritetet.”.

Veritas.com.al/

Picture of MP Ravinda Gaikwad from government website