(Foto arkiv)
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Tiranë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 12:00, në “Misto Mame” Kombinat, ku një kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një person që po lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.