
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Paulesh.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.
Paraprakisht raportohet për dy viktima (nënë e bir) dhe 5 të plagosur.
Shoferi i furgonit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes.
Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Komente