Si ndodhi aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur! 28-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, por u godit për vdekje nga një tjetër makinëjë aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari dhe plagosjen e tre pasagjerëve që udhëtonin në mjet me të.

Fillimisht shoferi me inicialet G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *