
Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të së enjtes në lagjen nr 13 në Durrës.
Një automjet që drejtohej nga 37 vjeçari Rinor Lami është përplasur me një mjet tjetër me drejtuese 49 vjeçaren Trendelina Caushi.
Për pasojë ka humbur jetën 37 vjeçari dhe është plagosur 49 vjeçarja bashkë me pasagjeren Kiara Dida që ndodhej në automjetin e saj, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente