( Foto: Arkiv)/
Një aksident automobilistik pak më parë, rreth orës 18 në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Policia shpreh dyshimin se shtetasi S.V, 30 vjeç, teksa drejtonte mjetin, ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë nuk e ka kontrolluar më makinën, mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.
Veritas.com.al