
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, në aksin rrugor Berat-Dimal.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë, por nuk ia ka dalë ti mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”, njoftoi paraprakisht policia.
Më pas në një njoftim të dytë, unfiormat blu sqaruan se “si pasojë e aksidentit, shtetasi E. I. humbi jetën, në spital“.
31-vjeçari që drejtonte automjetin tjetër të përfshirë në aksident është shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme. Sakaq, grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Komente