Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në hyrje të qytetit të Gramshit, pranë fshatit Qerret.
Sipas burimeve bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një shtetas 50-vjeçar.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Benz’ dhe një ‘Opel’ dhe veç viktimës, janë plagosur edhe dy shtetas të tjerë.
Dy të plagosurit i kanë nisur me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente