
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në hyrje të Gjirokastrës.
Burime bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pranë kthesës së Viroit dhe si pasojë humbën jetën dy persona.
Në aksident është përfshirë një kamion i ushtrisë, i cili është përplasur me një furgon.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.
Komente